Sport

Alba: Enrique është trajneri më i mirë në botë


Trajneri i Spanjës, Luis Enrique, është kritikuar në kohët e fundit lidhur me përzgjedhjen e futbollistëve për Kupën e Botës, sidomos pasi la jashtë liste Sergio Ramos-in.

Por, për mbrojtësin e Barcelonës, Jordi Alba-n, Enrique është trajneri më i mirë në botë.

Në një interevistë për “Mundo Deportivo”, Alba tha fjalë të mëdha për ish-trajnerin e tij te Barcelona.

“Unë tashmë e njoh atë nga Barcelona. Ai është një person i drejtpërdrejtë, i cili u beson shumë lojtarëve. Për mua, e kam thënë gjithmonë, ai është trajneri më i mirë në botë”, tha fillimisht futbollisti spanjoll.

“Jo vetëm në fushë e futbollit, por edhe në fushën njerëzore. Ai është shumë afër dhe i ndihmon të gjithë bashkëlojtarët dhe kjo është e rëndësishme për të gjithë lojtarët dhe për mua”, u shpreh ai.

Kujtojmë që Enrique e ftoi Jordi Alba për Kupën e Botës, që do jetë pjesëmarrja e tij e tretë në këtë kompeticion me kombëtaren spanjolle.

Sa i përket Enrique-s, ai është trajner i kombëtares spanjolle që nga korriku i vitit 2018.

Ndërkohë, në të kaluarën ai ka drejtuar edhe Barcelonën, Romën dhe Celta Vigo-n.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore