
Kryetari i Listës Serbe, Zlatan Elek, ka mohuar pretendimet e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili ka paralajmëruar për riorganizimin e bandës së ish-nënkryetarit të subjektit kryesor politik serb në Kosovë, Millan Radoiçiç, i cili ka organizuar dhe kryer sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjë të Zveçanit në pjesën veriore të Kosovës të banuar me serbë etnikë.
Në një prononcim për portalin serb “KoSSev” të hënën, derisa ka komentuar deklaratën e kreut të ekzekutivit kosovar se pjesëtarët e Listës Serbe janë takuar në Rashkë me Radoiçiçin dhe 40 politikanë serbë, kryetari i Listës Serbe ka pretenduar se është “hera e parë” që e dëgjon këtë informacion, derisa i ka cilësuar “qesharake” aludimet e kryeministrit Kurti.
Kreu i Qeverisë së Kosovës, nëpërmjet një postimi në “Facebook” të dielën, ka thënë se më 10 nëntor, udhëheqësi i grupeve ilegale serbe në Kosovë është takuar me 40 politikanë serbë, ku sipas tij, nga ata është kërkuar mobilizim për të votuar Partinë Përparimtare Serbe (SNS) në zgjedhjet parlamentare që janë planifikuar të mbahen më 17 dhjetor në Serbi.
Gjatë këtij takimi, sipas kreut të ekzekutivit kosovar, përveç deputetëve të Listës Serbe, kanë marrë pjesë edhe kryetari i këtij subjekti politik, Zlatan Elek dhe nënkryetarët, Dragisha Milloviç dhe Dalibor Jevtiç, por edhe Svetllana Milladinov, zëvendëse e ventrikoluistit të propagandës serbe, Petar Petkoviç, drejtor i të ashtuquajturës “Zyrë për Kosovë” në Qeverinë e Serbisë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Elizabeth Magill: UPenn humbet 100 milionë dollarë donacion pas dëshmisë në Dhomës së Përfaqësuesve, për antisemitizëm
-
Qeveria kërkesë Osmanit për autorizimin e kredisë nga BERZH-i
-
13 zyrtarë policorë i shtohen Njësisë së Mbrojtjes së Afërt
-
Balla thotë se nuk do të ketë më feude dhe bajraqe, mbi ligjin dhe qytetarët s’ka më të fortë
Lajmet kryesore
-
Socialistët thonë se 21 janari ishte krim shtetëror: Vendimi i Strasburgut i hap rrugën drejtësisë
-
Edhe në Zubin Potok serbët iniciojnë peticion për largimin e kryetarit Zeqiri
-
Elizabeth Magill: UPenn humbet 100 milionë dollarë donacion pas dëshmisë në Dhomës së Përfaqësuesve, për antisemitizëm
-
Trafiku i pasagjerëve në Evropë, TIA mes aeroporteve me performancën më të lartë