Kosova

Alarm për bombë në Aeroportin “Adem Jashari”


Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë për Albanain Post se në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” është duke u dyshuar për vendosjen e një bombe.

“Rreth orës 21:00 kemi pranuar informatën për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, tha Ahmeti.

Sipas, saj, policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën.

Por, nuk është hera e parë që Kosova ka pranuar kërcënime për alarm me mjete shpërthyese.

Gjatë muajit maj të vitit të kaluar, Kosova u përballë me një varg kërcënimesh, të cilat rezultuan të jenë të rrejshëm.

Po ashtu gjatë muajit dhjetor, policia përmes një komunikate për media, pati bërë të ditur se alarmi për bombë në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, ka qenë i rrejshëm, prandaj si rrjedhojë i njëjti është leshtuar për qarkullim.

Pas realizimit të kontrollit në objekte dhe hapësira të Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë, kishte rezultuar se nuk ka ndonjë mjet shpërthyes, dhe se kanosja me mjete shpërthyese ka qenë një alarm i rremë me qëllime të caktuara.

“Pas përfundimit të kontrollit dhe punëve nga institucionet relevante, funksionimi dhe qarkullimi në aeroport i është kthyer normalitetit, andaj  i falënderojmë qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e treguar me institucionet e Republikës së Kosovës”, thuhej në komunikatë.

Kërcënimet me bomba – Kosova s’ka fare sistem për mbrojtje

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore