Akuza se një këshilltar i Ramës është agjent rumun, PD kërkon interpelancë me kryeministrin

SHFLETO
Vitjon Nina
26.06.2024 14:10
Loading Icons...

Partia Demokratike ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se një nga këshilltarët e tij, ka rezultuar se ka qenë agjent rumun, ndaj edhe Grupi Parlamentar demokrat ka kërkuar një interpelancë urgjente me kreun e Qeverisë lidhur me këtë ngjarje.

Lajmin e bëri me dije kreu i grupit, Gazment Bardhi, i cili foli për çështjen pas një mbledhjeje të zhvilluar.

Bardhi pohoi se PD ka kërkuar interpelancë me kryeministrin Rama për këtë çështje, që të japë llogari për këtë emërim, që sipas tij është në cënim të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.

“Kemi kërkuar dhe një interpelancë urgjente me zotin Rama në seancë e radhës në Kuvend, për një skandal të emërimit prej tij të një ish-agjenti të Shërbimeve sekrete rumune që sipas Shërbimeve rumune, rezulton të jetë pika lidhëse mes klaneve dhe bandave të trafikut të drogës”, theksoi ai.

Më tej, shtjelloi: Së pari një agjent i shërbimeve të huaja nuk mund të jetë i rekrutuar apo i emëruar, se cenon Republikën e Shqipërisë. Ky agjent i shërbimeve rumune ka qenë i përfshirë në trafikun e drogës. Për çfarë e ka këshilluar ish-agjenti Coldea Ramën? Se si bëhet trafiku i drogës?

Kështu e përmbylli ai çështjen.