Lajme

Aktivizoni sa më shpejt “Nord Stream 2”, thotë nënkryetari i Parlamentit Gjerman


Gjermania duhet të lejojë që tubacioni i bllokuar “Nord Stream 2” të fillojë të pompojë gazin natyror rus në mënyrë që njerëzit të mos kenë nevojë të ngrijnë në dimër dhe që industria jonë të mos pësojë dëme serioze.

Kështu ka deklaruar sot më 19 gusht, Wolfgang Kubicki, nënkryetar i parlamentit gjerman.

Komentet e tij nxitën një përgjigje të ashpër nga Kievi, ku ministri i Jashtëm Dmytro Kuleba tha se “varësia ndaj gazit rus vret”.

Gazsjellësi ka përfunduar, por Berlini në fund të shkurtit refuzoi ta lejonte atë të punonte si reagim ndaj pushtimit rus të Ukrainës.

Kubicki, një anëtar i Demokratëve të Lirë (FDP) të Ministrit të Financave, Christian Lindner, bëri thirrje për aktivizimin e tubacionit “sa më shpejt të jetë e mundur” për të mbushur depozitat e gazit përpara dimrit.

Ai tha se nuk ka “asnjë arsye të shëndoshë për të mos hapur ‘Nord Stream ‘2″, sepse Gjermania tashmë po merr gaz përmes gazsjellësit më të vjetër nga Rusia në Gjermani, Nord Stream.

“Marrja e gazit nga ‘Nord Stream 2’ nuk është më imorale sesa nga Nord Stream 1. Është thjesht një tub tjetër”, tha ai.

Importet nëpërmjet ‘Nord Stream’ ranë kohët e fundit në vetëm 20 për qind të kapacitetit, një rënie që Gazprom i Rusisë.

Zyrtarët gjermanë dhe të BE-së thonë se është i motivuar politikisht.

Kubicki tha se hapja e “Nord Stream 2” do të testonte nëse presidenti rus, Vladimir Putin, është i gatshëm të rrisë dërgesat e gazit në Gjermani.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore