Lajme

Aktakuzë ndaj policit për veprën penale ngacmim


Prokuroria Themelore në Gjakovë

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur aktakuzë ndaj një zyrtari të Policisë së Kosovës për veprën penale “ngacmim”.

Në komunikatën e kësaj prokurorie thuhet se i pandehuri P.P i ka sjellë shqetësim emocional të dëmtuarës R.S.

“Sipas aktakuzës, më 13 shtator 2021 e deri më 14 shtator 2021, në Gjakovë, i pandehuri P.P., në vazhdimësi përfshihet në sjellje të padëshirueshme, me qëllim të ngacmimit, duke i sjellë shqetësim emocional të dëmtuarës R.S”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë Themelore të Gjakovës.

“Rasti ka ndodhur si rrjedhojë e rastit paraprak që kishte e dëmtuara me vajzën e saj,  të cilin e kishte raportuar në stacionin policorë, në cilësi të dëmtuarës, por pasi shkon në shtëpi, në telefonin e saj pranon mesazhe të ndryshme provokuese nga i pandehuri, zyrtar policor, i cili e kishte intervistuar të njëjtën”.

“Më pas, në orët e para të mëngjesit i pandehuri, shkon në shtëpinë e të dëmtuarës, por kur sheh brenda edhe motrën e saj, thotë se ka shkuar të marr një thikë,  si provë lidhur me rastin paraprak të raportuar nga e dëmtuara”, vazhdon komunikata.

Tutje, bëhet e ditur se prokurori i rastit i ka propozuar Gjykatës kompetente, që i pandehurit  të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore