Lajme

Aksioni kundër kontrabandës në Veri- një muaj paraburgim për të pandehurit


Bllokada në Veri.

30 ditë paraburgim ju është caktuar pesë të dyshuarve për kontrabandim me mallra pas aksionit të Policisë në Veri të Mitrovicës.

Ata po akuzohen për “Pjesëmarrje ose Organizim i Grupit Kriminal të Organizuar”, “Kontrabandim me mallra”.

Këtë e ka bërë të ditur Gjykata Themelore në Prishtinës përmes një njoftimi për media.

“Në çështjen penale kundër të pandehurve I.Z., R.K., A.K., A.D., dhe M.D.,  për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Pjesëmarrja ose Organizimi i grupit Kriminal të Organizuar”, “Kontrabandim me mallra” dhe “Shmangie nga tatimi” si dhe veprës penale “Tregtia e ndaluar”, thuhet në njoftimin e Themelores.

Gjyqtarja e procedurës paraprake kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve I.Z., R.K., A.K., A.D., dhe M.D e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtëve iu ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, për secilin veç e veç.

Sulmohet Policia e Kosoves gjate aksionit ne Veri

Kundër këtij aktvendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

Aksioni i cili nisi në orët e hershme të mërkurën e 13 gushtit, për dallim nga vendet tjera, në Mitrovicën e Veriut hasi në rezistencë.

Pjesëtar të Policisë së Kosovës janë sulmuar nga qytetarë të mllefosur gjatë aksionit që policia ndërmori kundër kontrabandës së mallrave atje.

Me dhjetëra qytetarë serb u mblodhën në afërsi të një barnatore në të cilën Policia po konfiskonte mallrat e kontrabanduara dhe po kërkonte pronarin, i cili ishte i njohur për veprimtarinë kriminele tek organet e rendit.

Serbët sulmuan Policët duke hedhur në drejtim të tyre, gurë, mjete piroteknike e granata luftarake të dorës. U raportua edhe për të shtëna me armë zjarri.

Nga këto sulme, mbetën të lënduar 10 zyrtar policor të njësive speciale, në mesin e tyre edhe komandanti i Njësisë Speciale Operative, Besart Ahmeti.

Sulmi ndaj gazetarëve në Veri të Mitrovicës.

Ky i fundit është lënduar nga granata e dorës, nga e cila ka pësuar lëndime në kokë, në qafë dhe në vesh. Kolegët e tjerë janë lënduar në ekstremitete, duar e këmbë.

Ahmeti bashkë me zyrtarët tjerë policor, ndihmën e parë mjekësore e kanë marrë në emergjencën e Mitrovicës së Jugut, më pas është dërguar në QKUK në Prishtinë.

Pas trajtimeve ë marra ai është liruar në shtëpi, por copëzat e granatës i ka ende në kokë, për heqjen e të cilave mjekët do të intervenojnë pas një kohe.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore