Kosova

Aksioni i Policisë në pesë lokacione, arrestohen gjashtë persona


Policia e Kosovës.

Gjashtë të dyshuar janë arrestuar se janë marrë me kontrabandë me mallra, prodhim dhe vënie në qarkullim të artikujve të dëmshëm ushqimor, mashtrim i blerësve dhe armëmbajtje pa leje.

Lajmi është bërë i ditur përmes raportit 24-orësh nga Polica e Kosovës.

“Gjatë kontrollit në lokacionet e lart-shënuara, janë gjetur sasi e konsideruar e artikujve ushqimorë me përmbajtje të dyshimtë, të cilat janë sekuestruara si prova materiale. Po ashtu në njërin nga lokacionet është gjetur e konfiskuar edhe një armë”, ka njoftuar Policia.

Të enjten, Policia e Kosovës, përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se ky aksion është kryer në pesë lokacione.

“Sektori i hetimeve nga Departamenti i Policisë Kufitare në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, inspektorë të tregut dhe AUVK-së, sot me 08.06.2023, në disa rajone të vendit kanë realizuar një operacion të gjerë ku janë kontrolluar pesë lokacione (dy në Graçanicë, një në Ferizaj një në Prishtinë dhe një në Prevallë)”.

“Gjatë realizimit të operacionit policor, janë arrestuar gjatë të dyshuar: K.Gj., (mashkull kosovar, viti i lindjes 1964), E.Gj., (mashkull kosovar, viti i lindjes 1992), M.Sh., (mashkull kosovar, viti i lindjes 1968), H. Sh., (mashkull kosovar, viti i lindjes 1994) dhe E.I., (mashkull kosovar, viti i lindjes 2001)”, ishte thënë në komunikatë.

Kurse ndaj të dyshuarave janë iniciuar rastet: ‘kontrabanda me mallra’, ‘prodhimi dhe vënia në qarkullim e artikujve të dëmshëm ushqimorë’, ‘mashtrimi i blerësve’ dhe ‘mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve’

Me aktvendim nga prokurori, pesë nga gjashtë të arrestuarit, janë dërguar në mbajtje.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore