Shqipëria

‘Aksioni i Gledis Nanos’, ndryshon 8 shefa të Policisë Rrugore


Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit në Tiranë, Gledis Nano, të martën e 11 janarit ka firmosur për një sërë ndryshimesh në Sektorët e Policisë Rrugore nëpër qarqe.

Sipas autoriteteve, Ali Yzeiri, deri tani shef i Sektorit të Policisë Rrugore në Drejtorinë Vendore Policore (DVP) Berat, është transferuar dhe emëruar specialist në Drejtorinë e Policisë Rrugore.

Specialisti në Drejtorinë e Policisë Rrugore, Valentin Florini, është emëruar shef i Sektorit të Policisë Rrugore në DVP Fier.

Ndërsa, Ylli Kondi, i cili ka qenë në rolin e shefit të Sektorit të Policisë Rrugore në DVP Fier, është transferuar shef i Sektorit të Policisë Rrugore në DVP Berat.

Gjithashtu dhe shef i Analizës dhe Informacionit Kriminal në DVP Fier, Janaq Zarka, është transferuar dhe emëruar shef i Sektorit të Policisë Rrugore në DVP Vlorë.

Një tjetër punonjës i ndërruar është Naun Doko, i cili deri në këtë kohë ka qenë shef i Sektorit të Policisë Rrugore në DVP Vlorë.

Ai është transferuar dhe emëruar shef i Sektorit të Policisë Rrugore në DVP Gjirokastër.

Altin Dervishaj, shefi i Sektorit të Policisë Rrugore në DVP Gjirokastër, është transferuar dhe emëruar shef i Sektorit të Policisë Rrugore në DVP Shkodër.

I fundit i prekur nga ndryshimet është Valmir Nikolli, i cili ka qenë shef i Sektorit të Policisë Rrugore në DVP Shkodër, është transferuar dhe emëruar në Akademinë e Sigurisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore