Aksidentoi të renë në trotuar/ Arrestohet 19-vjeçari

SHFLETO
Greta Gjinaj
11.06.2021 9:16
Loading Icons...

Policia e Tiranës ka arrestuar 19-vjeçarin, mëngjesin e 11 qershorit, pasi një ditë më parë aksidentoi shtetasen XH. G..

Më 10 qershor shtetasi J. B., duke drejtuar mjetin tej normave të lejuara humbi kontrollin në rrugën “Xhanfizo Keko”, dhe aksidentoi në trotuar 24-vjeçaren.

Kjo e fundit ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve në gjendje të rëndë.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.