Aksidentoi me makinë të renë, Prokuroria e Tiranës apelon vendimin për të riun

SHFLETO
Marinela Foti
29.06.2021 14:19
Loading Icons...

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka apeluar vendimin e Gjykatës për 19-vjeçarin Jehon Breçani.

Prokuroria kërkon ndryshimin e masës “arrest shtёpie” për Breçanin, i cili u lirua pёr shkak tё problemeve shёndetёsore.

Ky i fundit u arrestua pas aksidentit në Tiranë, ku një vajzë e re humbi kёmbёn.

Jehon Breçani, 19-vjeç aksidentoi këmbësoren 23-vjeçare Xhesina Gega rreth tre javë më parë në Tiranë, duke i këputur këmbën.

Aksidenti ndodhi rreth orës 19:15 të datës 10 qershor, kur 19-vjeçari djali i ish-drejtorit të Policisë së Shtetit, Erzen Breçani.