Aksidentoi 24-vjeçaren, Gjykata cakton masën e sigurisë për të riun

SHFLETO
Brixhilda Xhuraj
14.06.2021 12:53
Loading Icons...

Gjykata e Tiranës ka vendosur masën “arrest me burg” për 19-vjeçarin, Jehon Breçani, i cili aksidentoi 24-vjeçaren që po ecte në trotuar.

Më 10 qershor, Breçani, që ishte duke drejtuar mjetin tej normave të lejuara, humbi kontrollin në rrugën “Xhanfizo Keko”, dhe aksidentoi në trotuar 24-vjeçaren.

Kjo e fundit ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve në gjendje të rëndë.

19-vjeçari, i cili drejtonte mjetin luksoz “Benz”, është djali i ish-zëvendësdrejtorit të Policisë së Shtetit, Erzen Breçani.