Shqipëria

Aksidentet rrugore regjistrojnë rritje në muajin gusht


Numri i aksidenteve rrugore në muajin gusht të këtij viti është rritur me 7,3 për qind.

Në total numërohen 117 aksidente rrugore nga 109 të ndodhura në të njëjtën periudhë kohore të vitit 2022.

Sakaq, numri i të aksidentuarve rezulton 180 persona nga 152 në muajin gusht të vitit 2022.

Sipas INSTAT-it, në 96,6 për qind të rasteve, aksidentet rrugore kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit.

Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup-mosha 35-44 vjeç, duke zënë 22,2 për qind të numrit të aksidenteve gjithsej.

Aksidentet në këtë grup-moshë janë rritur me 30,0 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në muajin gusht të këtij viti, numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur ditën e hënë me 17,9 për qind.

Kurse numri më i ulët i aksidenteve ka ndodhur ditën e diel me 10,3 për qind.

Në muajin gusht të vitit 2023, 23,9 për qind e aksidenteve rrugore kanë ndodhur gjatë harkut kohor 19:00-24:00.

Në tetëmujorin e vitit 2023, numërohen 770 aksidente rrugore nga 795 aksidente, të ndodhura në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Numri i aksidenteve rrugore është ulur me 3,1 për qnd.

Numri i të aksidentuarve është 1.067 persona nga 1.123 persona të aksidentuar në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Aksidentet rrugore, në 12,2 për qind të rasteve kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit.

Numri i aksidenteve sipas sjelljes së këmbësorit për tetëmujorin është ulur me 5,1 për qind.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore