
Një aksident tragjik ka ndodhur në Itali natën e 22 janarit, ku pesë të rinj të moshave nga 17 deri në 22 vjeç, kanë humbur jetën pasi mjeti i tyre u përplas me një autobus në mënyrë fatale, në rrugën provinciale 45 të komunës Rezzato, në Brescia.
Katër djemtë dhe një vajzë të cilët ishin në mjetin e vogël, nuk mundën t’i shpëtonin impaktit fatal me autobusin.
Për zjarrëfikësit dhe ekipet e shpëtimit, kishte veç një punë për të bërë: Nxjerrja e trupave nga vetura.
Një pjesë me origjinë të huaj, por të pestë banues në Valsabbia, të rinjtë u impaktuan kokë më kokë me autobusin, i cili vinte në drejtim të kundërt me ta.
Dennis Guerra, Sabbio Chiese, El Harram Imad, Natiq Imad dhe Irene Sala, nuk ia dolën.
Dëshmitarët sakaq, e kanë përshkruar si një “skenë apokaliptike” aksidentin.
Vetë shoferi i autobusit, tha se ishte e pamundur të shmangte përplasjen.
Vetë vetura nga ana tjetër, është copëtuar e tëra dhe duket sikur sapo ka dalë nga një skenë lufte. Të afërmit e viktimave kanë mbërritur po ashtu në vendngjarje dhe e kanë dëshmuar tmerrin me sy.
/Albanianpost.com-
Intel zhvlerësohet në treg me një rekord prej 8 miliardë dollarësh
-
Bild për propozimin franko-gjerman: Serbia përballë ultimatumit, të shkojë nga BE-ja ose të humbë gjithçka për Putinin
-
Finlanda lë të kuptohet për përfshirjen ruse në djegien e Kuranit në Suedi
-
Bajrami – Muratit: Ministër, mos thuaj të pavërteta, me vjen keq që je kaq injorant
Lajmet kryesore
-
E ardhmja e Ballkanit Perëndimor në sytë e “optimistit tragjik”, Edi Rama rrëfehet për median malazeze
-
“Terrorist i ndyrë”, fëmijët azilkërkues u kërcënuan në hotelin e autoriteteve britanike
-
Italia nënshkruan një marrëveshje gazi prej 8 miliardë dollarësh me Libinë
-
Bajrami – Muratit: Ministër, mos thuaj të pavërteta, me vjen keq që je kaq injorant