Lajme

Aksident me fatalitet në Deçan


Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti në fshatin Llukë të Deçanit të martën.

“Lidhur me rastin, nga QKUK është informuar se viktima mashkull kosovar ka vdekur. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Ndërsa në Vushtrri është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që pas një mosmarrëveshje me armë zjarri kishte plagosur dy viktimat meshkuj kosovarë.

“Viktimat janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”.

Sipas raportit, në Ferixzaj një person ka raportuar se në afërsi të shtëpisë së tij ka vërejtur dy mjete të dyshuara të pashpërthyera, derisa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore.

“Lidhur me rastin janë njoftuar njësitet për deminim të FSK-së të cilat kanë dal në vendin e ngjarjes dhe i kanë marrë mjetet te cilat sipas tyre nuk  ishin mjete shpërthyese”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore