Shqipëria

Aksident i trefishtë në Lezhë-Milot, raportohet për të plagosur


Një aksident i trefishte ka ndodhur në aksin rrugor Lezhe-Milot në vendin e quajtur Kryqëzimi i Rrillës.

Në të janë përfshirë tre automjete.

Sakaq, është plagosur një person dhe kanë marre lëndime te lehta dy të tjerë.

Pasagjerët që ndodheshin në automjetet tip “Benz” dhe “Wolsvagen”, të cilët kanë marrë lëndime”, janë dërguar për në spitalin e Lezhës.

Policia mësohet se ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton shkaqet e aksidentit.

Edhe një dite më parë, një tjetër aksident ndodhi në këtë aks rrugor. Ky kryqëzim mbetet më problematiku dhe ka patur shume aksidente dhe me humbje jete.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore