Asnjë person nuk është arrestuar deri tani për vrasjen e 58-vjeçarit në Dumnicë të Podujevës që kishte ndodhur me 26 mars.
Zëdhënësja e Prokurorisë, Laureta Ulaj, në një përgjigje për Albanian Post bëri të ditur se hetimet janë akoma duke vazhduar.
Por, që nuk janë identifikuar personat që kanë kryer këtë veprim.
“Referuar pyetjeve tuaja, lidhur me këtë rast ju njoftojmë se Prokuroria në koordinim të plotë me Policinë është duke vazhduar me ndërmarrjen e veprimeve hetimore në mënyrë intensive, me qëllim të ndriçimit të rrethanave të këtij akti dhe identifikimit të personave të përfshirë në këtë rast”, thotë Ulaj për AP.
Rasti nga Prokuroria Themelore në Prishtinë është cilësuar si “vrasje”, teksa hetimet e prokurorisë kanë nisur në bashkëpunim me Policinë e Kosovës.
“Prokuroria në koordinim me Policinë janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore në mënyrë intensive, me qëllim të ndriçimit të rrethanave të këtij akti dhe identifikimit të personave të përfshirë në këtë rast”, kishte thënë Ulaj për AP.
Derisa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për t’iu nënshtruar obduksionit.
Edhe policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se rasti është cilësuar si “vrasje”.
“Një mashkull kosovar është gjetur i vdekur në afërsi të shtëpisë së tij. Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Në vendin e ngjarjes përveç njësive relevante policore ka dalë edhe prokurori, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në obduksion”.
Teksa nga ana e policisë nuk është raportohet për të arrestuar dhe rasti është duke vazhduar që të hetohet.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Mesazhi i Kurtit pas fitores ndaj Qipros: Nga një gol për secilin gol të pranuar kundër Rumanisë, një më shumë për ata që besuan
-
Zgjedhjet në SHBA | Ben-Meir: Harrisi s’do të ndryshojë qasjen rreth dialogut – Trumpi do të ndikohet nga pikëpamjet e Putinit
-
Ushtarët amerikanë të KFOR-it patrullojnë në Leposaviq
-
Kilaj kërkon leje nga Gjykata Speciale që t’i kalojë pushimet në Shqipëri
Lajmet kryesore
-
Kolegji Zgjedhor ‘rrëzon’ opozitën, Tavos i hapet rruga e betimit
-
Arrest shtëpie për kryebashkiakun e Tropojës dhe zv.kryetarin, SPAK: Shkelën ligjin për ndërtimin e 2 rrugëve
-
Hapa të kujdesshëm nga Kievi dhe Moska për planin e paqes të Scholz, por kancelari kritikohet brenda vendit
-
Zgjedhjet në SHBA | Ben-Meir: Harrisi s’do të ndryshojë qasjen rreth dialogut – Trumpi do të ndikohet nga pikëpamjet e Putinit