
Rreth 50 mijë qytetarë të Kosovës kanë humbur punën si pasojë e pandemisë dhe më shumë se 10 mijë operatorë kanë falimentuar në tërë Kosovën.
Kjo është bërë e ditur nga kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, i cili ka thënë se “si pasojë e Covid-19 kanë mbetur mbi 50 mijë vetë të papunë”.
“Gjatë kësaj kohe në Kosovë kemi një mbyllje dhe falimentim dhe shuarje të aktiviteteve ekonomike të më shumë se 10 mijë operatorëve në tërë Kosovën”, njofton kreu i AKB-së.
Ai po ashtu theksoi se punëtorët e sektorit privat po hasin në vështirësi në marrjen e pagave.
“Vështirësi në paga kanë më shumë se 150 mijë punëtorë”, tha Shahini për EO, transmeton Albanian Post.
Tutje ai ka thënë se intervenimi i Qeverisë së Kosovës për të përkrahur bizneset është i domosdoshëm, në mënyrë që qytetarët mos t’i humbin vendet e punës.
Shahini thotë se fokusi kryesori i qeverisë është të ketë një vëmendje të shtuar ndaj biznesit vendor sepse “ne qeverinë e konsiderojmë si shtetërore në momentin kur ulen në pozita dhe ajo duhet të ketë parasysh rimëkëmbjen dhe pasojat e Covid-19”, të cilat kanë ndikuar në shumë fusha sidomos në ekonominë e vendit.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Askund tjetër në botë – 45% e viktimave në Gaza janë fëmijë
-
Pretendimi i Vuçeviç-it: “Situata në Kosovë është kërcënimi më i madh për sigurinë”
-
Tentuan të vidhnin me armë një banesë në Prush, shkëmbim zjarri mes 3 autorëve dhe efektivëve
-
SHBA anashkalon rishikimin e Kongresit për shitjen urgjente të predhave të tankeve në Izrael
Lajmet kryesore
-
“Autonomi dhe Federalizim” – Shqetësimet e Opozitës për draft-statutin e Asociacionit
-
BE-ja mirëpret dakordimin mes KEDS-it dhe “Elektroseverit”: Të zbatohen edhe marrëveshjet tjera
-
SHBA anashkalon rishikimin e Kongresit për shitjen urgjente të predhave të tankeve në Izrael
-
Partia Demokratike i jep mbështetje të pakushtëzuar SPAK-ut, thotë Basha