Stil

Ajo ka realizuar paruken rekord, më të gjatë se shtatë pishina olimpike


Një grua nga Lagos, Nigeri, ka hyrë në librat e rekordeve pasi ka thurur një paruke të punuar me dorë, me gjatësi 351.28 metra.

Prodhuesja profesioniste e parukeve Helen Williams shpenzoi 11 ditë për të bërë paruken, e cila është më e gjatë se shtatë pishina olimpike.

Williams fillimisht e bëri shtresën e poshtme duke përdorur rrjetë paruke dhe pëlhurë të zezë të fiksuar në një helmetë, përpara se të përdorte 1 mijë tufa flokësh, 12 llak flokësh, 35 tuba ngjitës dhe 6 mijë e 250 kapëse flokësh për të përfunduar pjesën.

Kështu rezulton sipas një deklarate nga Rekordet Botërore Guinness.

“Gjetja e materialeve për të bërë paruken më të gjatë nuk ishte një detyrë e lehtë”, ka treguar Williams. “Përvoja ime si një krijuese parukeje më ndihmoi shumë”.

Ajo ka bërë paruke për tetë vjet dhe prodhon 50-300 në javë.

“Kam trajnuar qindra studentë dhe kam bërë mijëra paruke”, ka treguar Williams, megjithëse përpjekja e saj për të thyer rekordin ishte e vështirë.

“Në një moment, u ndjeva e rraskapitur. Megjithatë, miqtë dhe familja më inkurajuan. Nuk doja t’i zhgënjeja, kështu që ruajta fokusin tim. Rezultati është parukja më e gjatë e punuar me dorë në botë”.

Duke pasur parasysh madhësinë e saj, Williams e kishte të vështirë të gjente një hapësirë për të vendosur paruken që do të matej.

Ajo arriti ta bëjë këtë përgjatë autostradës midis Lagos dhe qytetit të Abeokuta.

Tani, parukja mbahet në zyrën e saj, në dispozicion që njerëzit ta admirojnë sa herë që duan.

“Këshilla ime për të gjithë atje është: ëndrrat janë të arritshme. Megjithatë, udhëtimi është shumë i vështirë”.

Marrë nga “CNN”, përshtatur për “Albanian Post”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore