Ajax transferon futbollistin kryesor të Feyenoord, lehtësim për Dritën

SHFLETO
albanianpost
19.07.2021 22:22
Loading Icons...

Një ndër futbollistët kryesor të skuadrës holandeze Feyenoord, Steven Berghuis, është transferuar te klubi i Ajax-it.

Pra, Feyenoord-i e humbi lojtarin kryesor të tyre në përballjen me klubin kosovar, FC Drita, ndeshje kjo që do të zhvillohet në kuadër të xhiros së dytë të kualifikimeve në “Europa Conference Leauge”.

Berghuis u transferua te gjiganti holandez, Ajax, për shumën e 5.5 milionë eurove, teksa vlera e tij sipas “transfermarkt” është 12 milion euro.

Sulmuesi holandez ishte pjesë e skuadrës Feyenoord për katër sezone, i cili gjatë 199 ndeshjeve në të gjitha garat, ka arritur të shënojë 87 gola.

Ndërsa 29-vjeçari ka qenë pjesë e kombëtares së Holandës në 28 ndeshje, prej të cilave ka realizuar dy gola.

Kujtojmë që Drita do të ballafaqohet me Feyenoord të enjten në ora 21:00, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ndërsa ndeshja e kthimit do të zhvillohet një javë më pas në Holandë.