Boks

AJ për Fury-n: Fatkeqsisht për të, nuk do të fitojë


Kampioni i unifikuar i peshave te rënda Anthony Joshua, i cili aktualisht mban rripin e WBA-së (Shoqëria Botërore e Boksit), WBO-së (Organizata Botërore e Boksit) dhe IBF-së (Federata Ndërkombëtare e Boksit), do të ndeshet me rivalin bashkëkombës (anglez) të tij Tyson Fury, për të kurorëzuar njëherë e përgjithmonë numrin 1 të kategorisë.

Fury zotëron titullin e WBC-së (Komuniteti Botëror i Boksit). Ndeshja midis tyre ka për qëllim të vërë në kontratë çdo titull, kështu që fituesi i merr të gjitha dhe shpallet kampion i padiskutueshëm.

Joshua është i bindur se krahas kontratës, edhe vendndodhja e cila po vonon, do të finalizohet së shpejti. Kështu edhe sipas menaxherit dhe promotorit të Joshua-s, Eddie Hearn.

“Pjesën time të marrëveshjes e kam nënshkruar”, tha Joshua në programin e Jonathan Ross (“Jonathan Ross Show”).

“I kemi dërguar (Fury-t) një ofertë të cilën nuk mund ta refuzojë. Ai e dëshiron këtë betejë dhe nuk kam asnjë pikë dyshimi për këtë sepse edhe une e dëshiroj por mbi të gjitha, i gjithë publiku e kërkon”, u shpreh Joshua.

I pyetur nëse Fury do mund t’i marrë të gjithë rripat, Joshua u përgjigj:

“Fatkeqsisht për të, nuk do të fitojë”.

Arabia Saudite, Amerika, Anglia, Kina, Dubai, Singapor-i dhe Qatar-i, janë pjesë e listës së ofertave për vendndodhjen por, Joshua pranon se po të ishte për të, do të zgjidhte stadiumin kombëtarë (Wembley).

“Jam shumë i sigurt se do të ndodh këtë vit – fund korriku ose fillim gushti”, njoftoi Joshua.

Në moshën 31-vjeçare Joshua u bë kampion bote dy herë por beson se ka ende shumë për të mësuar dhe është larg mjeshtërisë së boksit.

Pasi u pyet se sa gjatë parashikon të qëndrojë brenda katrorit të ringut, Joshua u përgjigj:

“Pesë deri në gjashtë vjet të tjera”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore