
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, së bashku me zyrtarë të partisë e ministra të kabinetit qeveritar të Maqedonisë e Veriut, të shtunën (2 shtator) pritet të vizitojë komunën e Gjakovës.
BDI-ja, nëpërmjet një njoftimi për medie, ka bërë me dije se për vizitë do të vijnë edhe politikanë shqiptarë në postet më të larta shtetërore në Maqedoninë e Veriut, përfshirë kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi.
Pjesë e vizitës do të jenë edhe zëvendëskryeministri Artan Grubi, ministri i Financave Fatmir Besimi, ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, ministri i Arsimit Jeton Shaqiri dhe ministri i Jashtëm Bujar Osmani.
Ndryshe, vizita e Ahmetit në komunën e Gjakovës vjen vetëm pak javë pas vizitës së kryeministrit të Kosovës Albin Kurti në dy komunat e banuara me shumicë shqiptare në Maqedoninë e Veriut, gjë që shkaktoi shumë reagime.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Ministri izraelit i Ekonomisë do të garojë kundër Netanyahut në zgjedhjet partiake
-
Pritet të mbahet takimi për zbatimin e vendimeve të GJEDNJ, rastet përfshijnë dhe Shqipërinë
-
Spotify shkurton thuajse 1600 vende pune mes kostove në rritje
-
Dizajnerët italianë që po përdorin lëvoret e frutave për të krijuar orendi