Agresioni zvarritës i Serbisë ndaj Malit të Zi mund të kthehet në agresion aktiv, thotë shefi i diplomacisë malazeze
Ministri i Punëve të Jashtme, Ranko Krivokapiç, ka deklaruar se Serbia përmes aktiviteteve parazgjedhore të strukturave politke serbe po përfshihet në zgjedhjet lokale në Malin e Zi dhe sipas tij, kjo gjë mund të kthehet në agresion aktiv.
Duke parë edhe përpjekjet destabilizuese të Rusisë në rajon, e vetmja rrethanë e mirë siç thotë ai, është fakti se Mali i Zi është anëtar i plotë i NATO-s.
“Nëse nuk do të ishte ai element, jam i sigurt se agresioni zvarritës do të bëhej më aktiv se sa është në këtë moment”.
Duke iu referuar formacionit pro-serb dhe pro-rus “Fronti Demokratik”, ai shtoi se ky është tregues i qartë për vullnetin politik në qeverinë malazeze.
“Si pjesë e ndikimit rus në disa subjekte politike dhe financimit të tyre, është e qartë se kush janë ata dhe çfarë janë”, ka shpjeguar Krivokapic, transmeton mediumi malazez ‘Analitika’.
Shefi i diplomacisë malazeze ka thënë se shteti duhet të reagojë duke ndërmarrë veprime ligjore dhe kujton se Kushtetuta e ndalon veprimtarinë e organizimeve politike nga jashtë.
“I kam bërë thirrje prokurorisë që të veprojë për gjetjet dhe të kërkojë informacion nga partnerët tanë të NATO-s, për të ndërmarrë veprime ligjore, sepse ato do të rriten nga ajo që është tani një pjesë zvarritëse, në një pjesë aktive në varësi të vullnetit të atyre që i financojnë”.
S’janë vetëm Kosova dhe Bosnja “pikë të nxehta” në Ballkan, është edhe Mali i Zi, thotë Krivokapiç
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Ish-kryeministri i Italisë: Clinton kishte vetëm një shqetësim: “Nëse Milloshevici e liron Rugovën, si pacifist, ai mund të flasë kundër bombardimit të NATO-s”
-
Skandali i Onkologjikut, GJKKO lehtëson masat e sigurisë
-
Grupi i propagandës ruse qëndron pas historisë së rreme për Kamala Harris, thotë Microsoft
-
Dy fëmijë në mesin e 12 të vrarëve nga shpërthimi i radiove
Lajmet kryesore
-
Feudalizmi i Futbollit: 12 Klube që Flasin Me Zë, Por Pa Mend dhe pa menduar
-
Qeveria miraton indeksimin e pensioneve, përfitojnë rreth 800 mijë pensionistë
-
Një komision ‘ursulacentrik’ me Francën dhe Spanjën si satelitë
-
Papunësia në BE vetëm 6 për qind, në Kosovën e LVV-së 4 për qind: Një diferencë e vogël – një propagandë e madhe