AGK mirëpret vendimin e Gjykatës për Klan Kosovën: Vendimi mundëson vazhdimin e operimit të punës së televizionit
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), e ka mirëpritur vendimin e Gjykatës Komerciale për ta shtyrë vendimin e Ministrisë së Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë, rreth pezullimit të certifikatës së këtij biznesi.
Përmes një komunikate për media nga AGK-ja është thënë se ky vendim mundëson vazhdimin e punës së televizionit të Klan Kosovës.
“Vendimi i sotëm mundëson vazhdimin e operimit të punës së televizionit Klan Kosova, përkundër vendimit të qeverisë së Kosovës për ta mbyllur atë”.
“AGK-ja, do të monitorojë nga afër procedurat e tjera në vazhdim, me shpresën që epilogu i shpejtë do të përmbyllë këtë episod të përpjekjes së qeverisë për të minuar lirinë e medies në Kosovë”, thuhet në komunikatën e AGK-së.
Edhe juristja e të drejtës së medias, Flutura Kusari, përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’ e ka vlerësuar këtë vendim si “fitoren e parë” të mediumit Klan Kosova në këtë rast.
“Gjykata sot ka vendosur to bllokojë qeverinë në tentativën e saj që ta mbyllë Klan Kosovën. Vendimi është masë e përkohshme apo masë e sigurisë e cila është në fuqi derisa të vendoset për padinë në tërësi”.
Ajo tutje ka sqaruar argumentet që e kanë shtyrë gjykatën që të shtyjë ekzekutimin e vendimit të MINT.
“Vendimi e lë pa regjistrim juridik Klan Kosova dhe rrjedhimisht nuk mund të ushtrojë veprimtari ekonomike”.
“Vendimi do të rezultonte në marrjen e licencës nga ana e KPM-së. Do të ndërprehej marrëdhënia e punës e 220 punëtorëve”.
Sipas saj, përmes këtij vendimi është vërtetuar edhe se tentativa e Qeverisë së Kosovës për ta mbyllur këtë medium është e kundërligjshme.
“Vendimi i sotëm gjyqësor – ndonëse i përkohshëm – është indikator shumë i fuqishëm që tenativa e qeverisë për të mbyllur Klan Kosova është e kundërligjshme, arbitrare, joproporcionale dhe me rrezik të madh për pluralizimin e mediave”.
Gjykata Komerciale, departamenti administrativ e ka aprovuar ankesën e Klan Kosovës, duke e shtyrë vendimin e MINT-it rreth pezullimit të certifikatës së këtij biznesi.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Britania dërgon 300 trupa për stërvitje të përbashkët me KFOR-in në Kosovë
-
Molliqaj: Nëse pushtetit i del papunësia 4%, 96% të mbetura janë manipulim
-
Papunësia në Gjermani 3.4 për qind, në Kosovën e LVV-së vetëm 4 për qind: Një diferencë e vogël – një propagandë e madhe
-
A do të thirret para drejtësisë Besnik Bislimi për shkelje të “sovranitetit” dhe “integritetit territorial” të Kosovës?
Lajmet kryesore
-
Feudalizmi i Futbollit: 12 Klube që Flasin Me Zë, Por Pa Mend dhe pa menduar
-
Qeveria miraton indeksimin e pensioneve, përfitojnë rreth 800 mijë pensionistë
-
Një komision ‘ursulacentrik’ me Francën dhe Spanjën si satelitë
-
A do të thirret para drejtësisë Besnik Bislimi për shkelje të “sovranitetit” dhe “integritetit territorial” të Kosovës?