Aplikacione

Agjencia për Informim dhe Privatësi udhëzon qytetarët për të parandaluar thirrjet e panjohura në Viber


Agjencia për Informim dhe Privatësi ka njoftuar publikun se duhet të kenë kujdes për të mbrojtur privatësinë e tyre.

Përmes një postimi në platformën e Facebook-ut, Agjencia ka raportuar se gjatë javës së kaluar ka pranuar shqetësime nga qytetarët lidhur me thirrje telefonike nga numra të panjohur ndërkombëtarë përmes aplikacionit Viber.

Agjencia, në përputhje me parimet ligjore për mbrojtjen e të dhënave personale, ka publikuar udhëzime për të gjithë qytetarët me disa hapa praktike për t’u mbrojtur.

Detajet e këtyre hapat mund t’i gjeni në postimin e tyre ne Facebook.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore