Lajme

Afrika e Jugut: Më shumë se 250 të vdekur nga përmbytjet në Durban


Numri i të vdekurve në provincën e Afrikës së Jugut, në Durban KwaZulu-Natal ka arritur në më shumë se 250 persona, pas përmbytjeve shkatërruese.

Autoritetet lokale kanë bërë thirrje për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë, pasi disa zona panë reshje shiu me muaj të tërë brenda një dite.

Zyrtarët e kanë quajtur atë “një nga stuhitë më të këqija të motit në historinë e vendit tonë”.

Nga rrëshqitjet e dheut ka edhe njerëz të bllokuar nën ndërtesa, ndërsa priten edhe më shumë përmbytje.

Presidenti Cyril Ramaphosa ka vizituar zonën dhe është zotuar të ndihmojë.

“Edhe pse zemrat tuaja janë në dhimbje, ne jemi këtu për ju”, e citoi atë të ketë thënë agjencia e lajmeve “Reuters”.

Ai gjithashtu e përshkroi fatkeqësinë si një forcë të natyrës, me të cilën disa nuk janë pajtuar. Ata fajësojnë kullimin e dobët dhe shtëpitë e ndërtuara keq në zonat e ulëta për numrin e madh të vdekjeve.

Kryebashkiaku i Durban-it, Mxolisi Kaunda, mohoi se shkaku ishte kullimi i dobët, duke thënë se shkalla e përmbytjes ishte e papritur.

Skenat e shkatërrimit janë ende të dukshme në të gjithë zonën. Disa nga rrugët për në portin e Durban-it janë të pakalueshm dhe operacionet aty tashmë janë pezulluar. Një magazinë e kontejnerëve të transportit pranë një autostrade të ngarkuar u përmbyt rëndë dhe qindra kontejnerë u përmbytën.

Në një zonë industriale të quajtur Bluff, e cila është pjesë e portit, kompanitë po përdorin pompa uji për të kulluar ujin nga ambientet e tyre.

Ekziston edhe një gjueti për krokodilët që u lanë gjatë përmbytjeve.

“Crocodile Creek Farm”, rreth 40 km (25 milje) në veri të Durban në Tongaat, thotë se 12 krokodilë i mori rrjedhja pasi shiu i rrëmbyeshëm goditi zonën.

Qeveria provinciale KwaZulu-Natal vlerëson se miliarda randë dëme janë shkaktuar në prona dhe infrastrukturë, duke i përshkruar shirat e dendur si “kërdi të patregueshme” në një deklaratë në median sociale Facebook.

Energjia elektrike dhe impiantet e trajtimit të ujit janë “përmbytur”, tha kryebashkiaku i Durban-it për të përditshmen britanike “BBC”.

Komunikimet janë ndërprerë gjithashtu me dy rrjete kryesore që raportojnë se më shumë se 900 nga kullat e tyre të telefonisë celulare janë prishur.

Shpallja e zonës së goditur nga përmbytjet një zonë fatkeqësie “do t’i mundësojë provincës të aplikojë për financim emergjence” nga Thesari Kombëtar dhe të ndihmojë me punën e nevojshme të rindërtimit, thonë autoritetet.

Ka edhe raportime për plaçkitje në Durban, të cilat qeveria lokale i ka dënuar.

“Ne nuk do të lejojmë që të përfitohet nga ajo që është një zhvillim tragjik në provincën tonë”, tha ai.

Qeveria po u bën thirrje njerëzve të qëndrojnë të sigurt duke shmangur rrugët dhe urat e përmbytura dhe të evakuohen në tokat më të larta nëse jetojnë në zona të ulëta.

Moti i stuhishëm vjen pasi shkencëtarët paralajmëruan se ndryshimet klimatike po nxisin reshje më të mëdha se zakonisht në Afrikën jugore.

Në fillim të vitit, rajoni u godit nga tre ciklone dhe dy stuhi tropikale në gjashtë javë, të cilat prekën kryesisht Madagaskarin, Mozambikun dhe Malavinë dhe shkaktuan dëme në shkallë të gjerë me 230 vdekje të raportuara sipas Atributit Botëror të Motit (WWA).

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore