Më 5 tetor, të vitit 2013, lojtari me prejardhje nga Kosova, Adnan Januzaj, la gjurmë në një nga ekipet më të mëdha në histori.
Ajo ishte hera e parë që ai ishte titullar në një ndeshje me djajtë e kuq.
Januzaj, i cili ishte 18 vjeç në atë kohë shënoi dy gola në një rikthim dramatik kundër Sunderland.
Kjo formë e mirë e Januzaj doli të jetë e shenjë e keqe për Kombëtaren e Shqipërisë.
Ai refuzoi t’i bashkohej Shqipërisë, dhe priste një ftesë nga Kombëtarja e Belgjikës.
Belgjika e ftoi por ai numëron vetëm shtatë paraqitje në ndeshjet e karakterit garues.
Në vitin 2016 përfaqësuesja e Kosovës u pranua në UEFA dhe FIFA.
Në atë kohë, Januzaj përsëri kishte të drejtë të luante për Kosovën, por nuk e zgjodhi atë.
Tani, së fundmi, Adnan Januzaj është pa klub, pasi nuk gjetën gjuhën e përbashkët për të vazhduar kontratën me skuadrën spanjolle.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
KSHZ: Dalja në zgjedhje presidenciale është 12.87 për qind, në zgjedhjet parlamentare 13.69 për qind
-
Emerging Europe: Përpos sfidave, ekonomia e Shqipërisë zë një vend të mirë
-
Brenda ekstremit të djathtë të Gjermanisë
-
Kurti e cilëson “absurde” kërkesën e Francës dhe Gjermanisë për dërgimin e draftstatutit të Asociacionit në Kushtetuese para anëtarësimit në KiE