Kosova

Administrohen mbi 10 mijë targa të përkohshme për automjetet nga Serbia


Ministira e Punëve të Brendshme e Kosovës

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se që nga fillimi i aplikimit të masës së reciprocitetit për targa të përkohshme me Serbinë, deri më tani ka administruat mbi 10 mijë sosh.

“Gjatë periudhës 20 – 26 Shtator 2021, Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), respektivisht Agjencia për Regjistrim Civil (ARC), ka administruar gjithsej 10110 targa të përkohshme në të gjitha Pikat e Kalimit Kufitar (PPK) dhe Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve në mbarë territorin e Republikës së Kosovës”, shkruan ne njoftimin e Ministrisë.

Ndërkaq edhe Policia e Kosovës po vazhdon të zbatojë mos-lejimin e targave serbe në Kosovë, për të shtatën ditë me rend pas aplikimin të masës së reciprocitetit për targa me Serbinë.

Këtë Policia e Kosovës e bën të ditur përmes një komunikate të lëshuar në Facebook.

“Policia e Kosovës bazuar në detyrat dhe autorizimet e saj është duke vazhduar ndërmarrjen e veprimeve policore në nivel vendi, me qëllim të zbatimit të marrëveshjes për lëvizjen e lirë konkretisht targave të automjeteve”, shkruan njoftimi i Policisë së Kosovës.

Ndërkaq në këtë njoftim theksohet se “Vendimi i institucioneve të RKS-së, po zbatohet duke iu mundësuar qytetarëve pajisjen me targa dhe mundësimin e qarkullimit të tyre pa vështirësi”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore