Stil

Adidas i jep fund partneritetit me Kanye West


E gjithë trashëgimia e modës e zhbërë në një përpëlitje sysh!

Marka e njohur e veshjeve sportive, Adidas, i ka dhënë zyrtarisht fund bashkëpunimit me artistin e njohur amerikan, Kanye West, pak komenteve anti-semitike që ky i fundit ka bërë përgjatë kursit të javëve të fundit.

Lajmin e ka bërë publik vetë kompania, duke e cilësuar mbylljen zyrtare të partneritetit me West, mbi modelet e njohura të atleteve “Yeezy”, të cilat vlerësohen se mund të jenë si fraksion i Adidas me vlerë rreth 2 miliardë dollarë.

Adidas i jep fund partneritet me Kanye West.

Ye(zee)-s s’ka më, për shkak të komenteve anti-semitike.

Nga ana tjetër, është anuluar po ashtu për shkak të këtyre komenteve, edhe një dokumentar i përfunduar rreth jetës së Kanye, i cili ishte bërë gati të dilte në transmetim.

Por, tashmë ai nuk do të shohë më dritën e ekraneve të vogla.

Avokatët e çështjes kanë bërë me dije se deklaratat “dashakeqe” të Kanye, “të pasakta e të pabaza”, kanë shkaktuar zemërim për familjet e personave të përmendur.

Një prej tyre, edhe “martiri” amerikan, George Flloyd, i cili mbeti i vdekur pasi një efektiv policie në SHBA i mori frymën, teksa e kishte shtrirë në tokë pas një kontrolli.

Një reagim për West ka ardhur edhe nga ish-bashkëshortja e tij, Kim Kardashian, e cila me anë të një postimi në Instagram, ka komentuar veprimet e fundit të Ye, duke i quajtur ato të “papranueshme”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore