Jetesë & Stil

Adhuruesit e Selena Gomez, “detyrojnë” Kendall Jenner, që ta fshij postimin e saj në Twitter


Fundjavën e kaluar modelja,Kendall Jenner, festoi Pashkët me të njëjtin fustanin ngjyrë rozë nga Rodarte, që këngëtarja e njohur, Selena Gomez, e kishte veshur në video klipin e këngës “De Una Vez”.

Pas postimit të fotografive me atë veshje nga modelja, Jenner, ndjekësit e saj e mirëpritën në të gjitha mediat sociale. Por, njejtë nuk vepruan fansat e këngëtares, Gomez.

Dhe, ajo që e shtoi intensitetin e reagimeve, ishte kur Kendall, ri postoi një postim të një ndjekësi të saj në rrjetin social Twitter.

Në postimin ku shkruhej “Ky fustan i rri veshur më bukur Kendall Jenner, se kujtdo tjetër”, komentet e tifozëve virtual të Selena Gomez, nuk kishin të ndalur.

Tragjike se si ndjeu Kendall nevojën për të thumbuar Selenën. Por, a nuk është pak si shumë e imët për t’u krahasuar me të? Më vjen të qesh“, shkruajti njëri nga ndjekësit.

Një ndjekës tjetër kishte shkruar – “Nuk kishte asnjë arsye për të krahasuar Kendallin me Selenën për një fustan në të cilat të dyjat dukeshin mirë. Por, gjithsesi Jenner, e dinte se çfarë është duke bërë”.

Disa adhurues të tjerë të Gomez, filluan të postojnë sekuenca nga klipi “De Una Vez” i Selena Gomez, për ta treguar të preferuarën e tyre në fustanin i cili kushton mbi 2 mijë dollarë amerikanë.

Por, të gjitha këto reagime duket të kenë qenë në fokusin e modeles 25 vjeçare, pasi pak më vonë ajo e fshiu postimin e publikuar.

Ndryshe, historia e “luftës” së adhuruesëve të Kendall Jenner me atë të Selena Gomez, është e vjetër.

Ata gjithmonë kanë pasur konflikte virtuale, bazuar në faktin se është aluduar se Jenner, kishte qenë arsyeja e ndarjes së Gomez me yllin e muzikës pop, Justin Bieber.

Albanianpost.com


Lajmet kryesore