Lajme

Adele kërkon nga ‘Spotify’ të transmetojë këngët sipas radhës së tyre


Transmetimi dhe formatet e tjera digjitale e kanë bërë industrinë muzikore të pranishme kudo në formën online, duke shkaktuar vdekjen e albumit në një farë mënyre.

Këngëtarja e njohur Adele e ka trajtuar këtë çështje drejtpërdrejt duke kërkuar nga kompania e njohur muzikore ‘Spotify’, të hiqte butonin që lejonte publikun të dëgjonte këngët e saj në mënyrë të rastësishme.

Ajo theksoi se këngët janë vendosur në mënyrë të atillë pasi kanë një histori për të treguar.

Dëshira e superyllit britanik u dëgjua nga Spotify pasi gjigandi i transmetimit të muzikës ra dakord të hiqte funksionin e tij të paracaktuar të riorganizimit, i cili luan këngët e albumit në mënyrë të rastësishme, nga LP-ja e saj e fundit.

Një përfaqësues i ‘Spotify’  u shpreh se ndihej i entuziazmuar për veçorinë e re të Premium.

“Për të gjithë ata që duan të dëgjojnë këngët në mënyrë të rastësishme, kanë të drejtën e shtypjes së butonit. Ndërsa të tjerët që duan renditjen e Adele apo artistëve të tjerë, mund të mos shtypin ‘remix’, u shpreh ai.

Ndërkohë albumi i këngëtares është në rrugë të mbarë, për të qenë albumi i vitit.

Adele shkroi në Twitter: “Kjo ishte e vetmja kërkesë që kisha për industrinë tonë gjithnjë në ndryshim! Arti ynë tregon histori dhe historitë tona duhet të dëgjohen siç kemi menduar ne. Faleminderit Spotify për dëgjimin”.

Spotify u përgjigj: “Çdo gjë për ty”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore