Abramovich i ftuar në negociatat mes Rusisë dhe Ukrainës

SHFLETO
Greta Gjinaj
28.02.2022 12:33
Loading Icons...

Miliarderi rus dhe ish-pronari i grupit të futbollit “Chelsea”, Roman Abramovich, me kërkesë të Ukrainës, ndodhet në Bjellorusi për të ndihmuar në negociatat mes Rusisë dhe Ukrainës.

“Jerusalem Post” shkruan se Abramovich me pasaportë izraelite ishte “kërkuar nga Ukraina për të ndihmuar në bisedime dhe udhëtoi për në Bjellorusi për të marrë pjesë në diskutime”.

Abramovich – u kujtua – ka kontakte të ngushta me komunitetet hebreje si në Ukrainë ashtu edhe në Rusi.

Bisedimet midis Ukrainës dhe Rusisë kanë nisur në kufirin me Bjellorusinë.

Më herët, zyra e presidentit ukrainas tha se qëllimi i Kievit për diskutimet ishte një armëpushim i menjëhershëm dhe tërheqja e të gjitha forcave ruse nga Ukraina.

I pari ishte delegacioni ukrainas, i cili ka mbërritur në vendin e takimit, për të marrë pjesë në bisedimet me përfaqësuesit e Federatës Ruse.

Lexo zhvillimet e plota të ditës së pestë KËTU