Kosova

Abdixhiku: Nga 9 shkurti do t’i japim prioritet Procesit të Berlinit


Manuel Sarrazin dhe Lumir Abdixhiku

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, të enjten, ka takuar të deleguarin e Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ku me ç’rast njëra ndër temat e diskutuara ka qenë edhe Procesi i Berlinit.

Abdixhiku, nëpërmjet një postimi në platformën sociale, Facebook, ka njoftuar se partia të cilën ai e drejton e mbështet në plotni këtë proces, duke kërkuar që Qeveria e Kosovës t’i përmbush obligimet e dala nga krye proces “duke mos dëmtuar pozicionin tonë aty”.

“Nga 9 shkurti, do t’i japim prioritet jo vetëm kësaj nisme strategjike, ku Kosova ka vend e rol të barabartë me shtetet e tjera të rajonit, por dhe secilit proces tjetër integrues e konsolidues që ka ngecur për 4 vite rresht – fillimisht duke rikuperuar pozicionin tonë të rënduar e më pas duke avancuar drejt qëllimeve tona historike”.

Sarrazin, takimet në Kosovë i ka nisur me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.

Diplomati gjerman takoi edhe presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore