Lajme

Abdixhiku: Gjysmë milion euro humbje në Trust çdo ditë, Qeveria në gjumë


Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka thënë se Qeverinë e Kosovës as nuk është duke e shqetësuar fakti se Trusti ka mbetur pa bord.

Përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’, Abdixhiku ka thënë se mbi 30 milionë euro është zhvlerësimi i fondeve nga janari.

“Përderisa kursimet pensionale, të fituara me shumë mund, humbasin vlerë nga gjysmë milion euro në ditë, popullistët vazhdojnë rehatinë”.

“Plot 36 milion euro është zhvlerësimi i fondeve nga janari deri më sot. Qeveria nuk gjenë as brengën e as kohën të caktojë një Bord”.

Mos zgjedhja e anëtarëve të bordit bordit menaxherial të Trustit nga ana e Qeverisë së Kosovës, po rrezikon mbi 2 miliardë euro të kursimeve pensionale të kosovarëve.

Nga institucionet akoma nuk është marrë vendim për emërimin e bordit, teksa nga Trusti kanë përfunduar të gjitha detyrat që janë në kompetenca të tyre.

Menaxheri i marrëdhënieve me publikun, Jeton Demi, përmes një përgjigje me shkrim për Albanian Post, kishte thënë se mungesa e bordit drejtues dhe pasojat që mund të vijnë nga ta janë deklaruar qysh nga 1 marsi.

“Për çështjen e mungesës së Bordit Drejtues ne e kemi bërë deklarim në uebfaqen tonë qysh më 1 mars 2023”, thotë Demi për AP.

“Ne e kemi kryer detyrën tonë sapo na është kërkuar shpallja e konkursit për anëtarë të Bordit Drejtues dhe të gjithë dokumentacionin e kemi dërguar në Bankën Qendrore të Kosovës më 27 dhjetor 2022 për t’i trajtuar më tutje”.

Ai tutje sqaroi se investimet rrezikohen duke u bazuar në një numër të faktorëve, por analiza e të cilave nuk mund të bëhet për shkak të mungesës së bordit.

Trusti pensional nuk është i vetmi institucion kyç që ka mbetur pa bord.

Edhe administrata tatimore e Kosovës nuk ka drejtor të zgjedhur teksa edhe Banka Qendrore e Kosovës do të mbetet pa guvernator nga java e ardhshme.

Qeveria ua rrezikon mbi 2 miliardë euro qytetarëve, lë Trustin pa bord – humbjet milionëshe veç kanë filluar

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore