Abdixhiku: 100 ditë nga propozimi për reduktim të akcizës – refuzohet nga pushteti arrogant i Kurtit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se pas 100 ditësh nga propozimi për reduktimin e akcizës në derivate e reduktim të TVSH-së në produkte esenciale, të hënën do të dorëzojnë sërish kërkesën për debat parlamentar.
Abdixhiku këtë njoftim e ka bërë përmes një shkrimi në ‘Facebook’.
“Sot, dorëzojmë në Kuvend kërkesën për debat parlamentar dhe rezolutën tonë me kërkesë të njëjtë si 100 ditë më parë. Po të vepronim me kohë, papërballueshmëria jonë do të ishte më e lehtë, po s’vepruam sot, do të bëhet edhe më e thellë”, ka shkruar ai.
Ndërsa, ka thënë se ngritja e çmimit të naftës ka shënuar një tjetër rekord të ri.
“Sot, bëhen 100 ditë nga propozimi ynë i parë për reduktim të akcizës në derivate e reduktim të TVSH-së në produkte esenciale. Ky propozim është refuzuar e po refuzohet nga pushteti arrogant i Kurtit”
“Çmimi i naftës këtë mëngjes shënon rekord të ri prej 1.90 eurove për litër; derisa inflacioni i gjithëmbarshëm ka arritur në plot 13%. Në këtë krizë të paprecedentë, mosveprimi është krim!”.
Ndryshe gjatë muajit maj të vitit 2020 në pikun e pandemisë COVID-19 ishte shënuar një rekord i rënies së çmimit të naftës në Kosovë.
Kështu çmimi i karburanteve gjatë kësaj periudhe kishte rënë deri në 80 cent për një litër karburant.
Në anën tjetër, në Kosovë përveç rritjes së çmimit të naftës, është shtrenjtuar edhe energjia elektrike për konsumatorët që shpenzojnë më shumë se 800 kilovatë orë, pas vendimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë.
Tarifat e reja do të aplikohen nga 9 shkurti, deri më 31 mars të vitit 2023.
Ky vendim i ZRRE-së është kundërshtuar ashpër nga partitë opozitare në Kuvend dhe organizatat e shoqërisë civile, të cilat kanë deklaruar se kostoja e faturës për energji elektrike do të jetë e papërballueshme për qytetarët e Kosovës.
Kosova nuk ka rafineri të saj dhe karburantet i importon nga vende të tjera.
Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, vitin e kaluar në Kosovë janë importuar mbi 410 milionë litra naftë. Në këtë shifër nuk janë përfshirë derivatet e benzinës.
Në periudhën nga 24 shkurti deri më 8 mars, në Kosovë janë importuar rreth 31 milionë litra karburante, më së shumti nga Arabia Saudite, e pastaj nga Maqedonia e Veriut, Greqia, Turqia e vende tjera.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Maqedonci për arrestimin e pjesëtarit të FSK-së: Do të veprohet në përputhje me rregullorët
-
Putini kërkonte ‘kolapsin energjetik’ të Berlinit
-
Italia në kërkim të punëtorëve të huaj, punëdhënësit paraqesin mbi 600 mijë aplikime
-
I arrestuari i tretë për vrasjen në Prishtinë është pjesëtar i FSK-së, e konfirmon Ministria e Mbrojtjes