Lajme

Abazoviç dëshmon për zbulimin e tunelit që çonte në depon e Gjykatës në Mal të Zi: Shteti tregoi rezistencë për herë të parë


Ish-kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, ka dëshmuar në Prokurorinë Themelore të Shtetit në Podgoricë për tunelin prej me gjatësi prej 30 metrash, i cili është hapur nga një banesë private që çon në Gjykatën e Lartë të Podgoricës dhe që ishte zbuluar vitin e kaluar nga autoritet malazeze.

Pas seancës, Abazoviç tha se prokurorit i ka paraqitur dy teori dhe të dhëna operative që i ka pasur si kryeministër dhe se ndër të tjera ka folur edhe për motivet e kartelit të drogës, por nuk ka dhënë më shumë detaje.

“Unë isha shumë i lumtur që ndava gjetjet e mia me autoritetet. Ne duhet të jemi të kënaqur me rezultatet e dy viteve të fundit. Ne kemi sfida, por ne shkuam përpara – shteti tregoi rezistencë për herë të parë”, tha Abazoviç para gazetarëve.

Ai shtoi se është në interes të publikut të mësojë gjithçka dhe se publiku është i interesuar se kush e ka urdhëruar hapjen e tunelit në Gjykatën e Lartë.

“Fakti që një listë e gjërave që janë zhdukur nga depoja ende nuk është bërë është çështje e autoriteteve. Unë kam një mendim, por le të përballen tani ata që janë identifikuar dhe le të shohin se kush e bën punën e tyre”, potencoi ai.

Sipas fotove të tunelit të publikuara nga Qeveria e Malit të Zi, kalimet janë të gjera dhe rreth një metër të larta, muret janë të veshura me dërrasa që duhej të parandalonin shembjen e dheut dhe gurit.

Mjekësia ligjore në vendngjarje

Fundi i tunelit të çonte në depon e bodrumit të Gjykatës së Lartë, muri i së cilës u ça në vendin ku ndodhen raftet me dosje.

Në depon e Gjykatës së Lartë, përveç dosjeve gjyqësore, mes të cilave ka prova për vepra të ndryshme penale, ka edhe rreth nëntë tonë e gjysmë lëndë narkotike e konfiskuar, nga të cilat rreth dy kokainë dhe rreth shtatë marihuanë.

Vlerësohet se muri i gjykatës është 70-80 centimetra i trashë, si shumica e objekteve të ndërtuara në Podgoricë pas Luftës së Dytë Botërore.

Fillimi i gërmimit të tunelit përkon me fillimin e rinovimit të godinës së Gjykatës së Lartë në Podgoricë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore