Sport

Aaron Ramsdale mund të përfundojë te gjigandi i Serie A


Aaron Ramsdale

Milan-i është i vetëdijshëm për interesin për Mike Maignan dhe thashethemet sugjerojnë se ata mund t’i drejtohen portierit të Arsenal-it, Aaron Ramsdale gjatë verës.

Maignan ka vazhduar të shkëlqejë me kuqezinjtë këtë sezon, duke u dëshmuar se është një nga më të mirët në pozitën e tij në Evropë dhe puna e tij e fortë ka tërhequr vëmendjen e një sërë klubesh duke përfshirë Chelsea-n dhe Bayern Munich-un.

Milan-i dërgoi një mesazh verën e kaluar me shitjen e Sandro Tonali-t te Newcastle United, duke e bërë të qartë se ata do të ishin të gatshëm të pranonin shuma fitimprurëse edhe për yjet e tyre më të mirë.

Raportet muajin e kaluar sugjeruan se kuqezinjtë do të ishin të hapur për largimin e Maignan për çmimin e duhur.

Siç raportohet nga gazetari Ekrem Konur, Milan-i është i interesuar për një lëvizje të mundshme për Ramsdale të Arsenal-it në verë, nëse ata përfundimisht shesin Maignan për një shumë të lartë.

25-vjeçari anglez ka rënë nga hierarkia në Londrën Veriore këtë sezon pas ardhjes së David Raya, duke e kufizuar atë në vetëm pesë paraqitje në Premier League. Kontrata e tij me “Topçinjtë” skadon në qershor 2026.

Ramsdale surprizoi në nëntor pasi i tha Ian Wright dhe Bugzy Malone në “Behind The Game” se “nëse më kërkoni të fokusohem në një lojë futbolli për 90 minuta, unë kam mbaruar. Nuk mund ta bëj”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore