Lajme

AAK: Në Qeverisjen Haradinaj, Kosova është çliruar nga produktet e Serbisë


Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), i ka reaguar deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja për mallërat e Serbisë që e kanë pushtuar tregun kosovarë.

AAK-ja ka deklaruar se nën udhëheqjen e liderit të tyre Ramush Haradinajt, Kosova është çliruar nga produktet e Serbisë.

“Por është edhe një e vërtetë tjetër që nën udhëheqjen e Haradinajt, Kosova është çliruar nga produktet e Serbisë dhe importi për një vit e pak të qeverisjes së tij ka zbritur në 4.5 milionë. Ky është një fakt që nuk do të duhej t’i shpëtonte ‘mjeshtrit të shifrave’, deputetit Armend Muja, apo kujtdo tjetër”, thuhet në komunikatë e AAK-së.

Tutje thuhet se deputeti Armend Muja dhe ekspertët e tjerë, nuk duhet t’i kenë shpëtuar “mjeshtrit e shifrave”.

“Nga 4 milionë e pak në 300 e sa! Deputeti Muja, por edhe eksponentë të tjerë të kësaj mazhorance, është mirë ta shpjegojnë këto grafikone të të dhënave zyrtare të importeve nga Serbia, e jo të fshihen pas veprimeve të mbrapshta të qeverive dikur”.

AAK-ja shprehet se brenda një kohe të shkurtër kurba e importit nga Serbia, shumë shpejt po kthehet prej andej ku ka qenë.

“Poashtu krahasimi i importit të energjisë, është dashakeq, sepse në kohën kur Haradinaj e ka marrë drejtimin i Qeverisë, prodhimi në KEK pothuajse ka qenë zero. Ka qenë mafia energjetike që e kishte bllokuar prodhimin në KEK dhe ka qenë pikërisht Kryeministri Haradinaj që e ka rikthyer prodhimin dhe për më tepër e ka arritur edhe pavarësimin energjetik të Kosovës”, thuhet në njoftim.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore