Lajme

AAK e shqetësuar me përmbajtjen e draft-statutit të Asociacionit


Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është shprehur e shqetësuar ndaj përmbajtjes së draft-statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe veçanërisht për referimin në Rezolutën 1244 të Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe përfshirjes së komisionit të arbitrazhit.

Këto komente partia opozitare i ka bërë pas mbledhjes së kryesisë të enjten për të diskutuar lidhur me draft-statutin e Asociacionit, i cili është hartuar nga zyrtarët evropianë, e i dërguar partive opozitare javë më parë.

“Kryesia e AAK-së sot ka zhvilluar një diskutim me tone shumë kritike për draft-statutin e Asociacionit. Janë shprehur shqetësimet për përmbajtjen e tij, veçanërisht për referimin në Rezolutën 1244, komisionin e arbitrazhit, si dhe raportin paralel të Asociacionit me institucionet e pushtetit qendror”, thuhet në njoftim.

Teksa është bërë e ditur se ka pasur kritika veçanërisht për referimin në Rezolutën 1244 e raportin paralel të Asociacionit me institucionet e pushtetit qendror, AAK-ja ka njoftuar se vërejtjet nen për nen për këtë draft-statut do të publikohen gjatë ditëve në vijim.

Ishte kundërshtuesi më i madh i Asociacionit, por vetëm 3 vjet në postin e kryeministrit mjaftuan që t’i dalë në opozitë vetës së tij të dikurshëm duke u bërë kryeministri i parë i cili pranon një draft-statut për këtë mekanizëm.

Është fjala për Albin Kurtin, i cili ndonëse e di mirë që as në vitin 2013 e as në vitin 2015 nuk ka pasur statut për Asociacionin, në tentim e sipër për të justifikuar këtë mekanizëm që tashmë e ka pranuar, ka krahasuar draft-statutin e përpiluar nga komuniteti ndërkombëtar, me ata “paraprak”, ani pse të njëjtit nuk ekzistojnë.

Në një intervistë për Televizionib A i pari i Qeverisë së Kosovës i ka dalë në mbrojtje të draft-statutit “modern evropian” për Asociacionin.

Draf-statuti i përgatitur nga komuniteti ndërkombëtar, ka thënë Kurti, është pakrahasimisht më i avancuar se Marrëveshja e vitit 2013 dhe ai i vitit 2015, nga të cilat derivonte ky mekanizëm.

Diferenca, vlerësoi Kurti, në mes të këtij draft-statuti dhe Asociacionit i cili parashihej në Marrëveshjet e vitit 2013 dhe 2015 është te çështja e përmbajtjes.

“Kryesorja është se ky draft-statut fillon me atë se në çfarë shteti ndodh ky gjë, pra së pari kemi një pranim të thelbit dhe të kornizës që është shteti demokratik, Republika e pavarur e Kosovës”, tha Kurti në një intervistë për Televizionin A.

Pavarësisht kësaj, Kurti, potencoi se i ka dërguar vërejtjet, komentet dhe kritikat e tij për këtë draft, meqenëse, sipas tij, ky nuk është një draft i cili do të shkruhej prej tij saktësisht asisoj.

“Dallimi kryesor është korniza, themeli se ku ky draft beson që do të zbatohet, është i pakrahasueshëm me të tjerët”.

Draft-Statuti im është i avancuar

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore