A mund të kthehet Manuer Neuer te Kombëtarja Gjermane?

Manuer Neuer u tërhoq nga Gjermania pas Euro 2024-ës
SHFLETO

Manuer Neuer

 

Romario Ismailaj
27.09.2024 13:40
Loading Icons...

Në një konferencë shtypi të premten, drejtuesit e Bayern-it, Vincent Kompany dhe Christoph Freund u pyetën në lidhje me mundësinë që Manuel Neuer të dalë nga pensioni ndërkombëtar pas dëmtimit afatgjatë të Marc-Andre ter Stegen.

Ter Stegen së fundmi pësoi një dëmtim afatgjatë, duke ndezur bisedat për një rikthim të mundshëm në kombëtaren gjermane për Neuer, i cili njoftoi tërheqjen e tij ndërkombëtare pas Euro 2024.

Në një konferencë për shtyp të premten, trajneri i Bayern Munich-ut, Vincent Kompany dhe drejtori sportiv Christoph Freund këmbëngulën se një rikthim i mundshëm te Gjermania për Neuer nuk ka qenë temë diskutimi në klubin bavarez.

“Ne nuk kemi folur për këtë për asnjë sekondë”, këmbënguli Kompany, ndërsa Freund shtoi: “Është vendimi i tij personal. Ai është shumë i lumtur për momentin sepse është në formë të mirë. Shpresojmë që ai të jetë sërish në formë, ai ka kaluar mirë fillimin e sezonit”.

Neuer së fundmi ka munguar për shkak të një dëmtimi, por ai pritet të kthehet në formacion kundër Bayer Leverkusen të shtunën në mbrëmje.