
Këngëtarja, Adele mund të jetë sërish një grua e martuar — të paktën kështu mendojnë fansat e saj, pasiajo i dha të dashurit të saj, agjentit të NBA-së, Rich Paul një promovim shumë domethënës gjatë një koncerti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Adele, po bënte shfaqjen e saj të rezidencës në Vegas , dhe si zakonisht ajo preferoi të bashkëbisedojë pak çaste me audiencën e saj, duke endur brenda dhe jashtë rreshtave të sediljeve dhe duke intervistuar njerëz të pranishëm, shkruan TMZ, transmeton AlbanianPost.
Megjithatë, këtë herë një rrëshqitje e gjuhës duket i rrëshqiti pa dashje Adele, ngase kur një fanse e pyeti nëse mund të martohej me të, Adele tha se ajo ishte tashmë e lidhur.
Ylli i hitit “Rolling in the deep”, e hodhi poshtë propozimin për martesë të kësaj gruaje në mënyrë qesharake duke se “burri” i saj ishte pjesë e publikut dhe ndoshta nuk do ta vlerësonte atë.
Ajo nuk e tha emrin e Rich – por ai u pa në audiencë dhe tanimë dihet se ata bashkë po e gëzojnë romancën e tyre.
Është e paqartë nëse Adele thjesht foli gabim, ose nëse ajo në të vërtetë zbuloi se “është e martuar” me agjentin e famshëm të basketbollit, i cili përfaqëson LeBron James dhe dhjetëra yje të tjerë të NBA-së.
Ne e dimë se Adele ka folur me rezerva për Rich Paul që kur u bashkuan për herë të parë disa vjet më parë.
Në të kaluarën, ajo kishte thënë se “është më e lumtura që ka qenë ndonjëherë në një lidhje me të”, kështu që ndoshta nuk është e vështirë ta mendoni atë duke i thënë “Po”, Paul-it.
Kjo është larg nga hera e parë që njerëzit kanë spekuluar se ku janë gjërat mes Rich dhe Adele.
Tashmë ka pasur një valë të parë thashetheme për martesë që datojnë në shtatorin e kaluar kur fansat me sy shqiponjë vunë re një libër në shtëpinë e saj me titullin “The Pauls”.
Këngëtarja e “Easy On Me”, doli me lidhje publike me agjentin sportiv amerikan, në korrik të vitit 2021, dy vjet pasi u nda nga ish-bashkëshorti Simon Konecki, me të cilin ndan djalin Angelo.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Shtëpia e Bardhë e shqetësuar me dislokimin e trupave serbe pranë kufirit: Të gatshëm t’ia sigurojmë burimet KFOR-it
-
Leja për betimin e Belerit përfundon në Gjykatën e Durrësit
-
The Times: Trupat britanike në gatishmëri për të ulur tensionet në mes të Kosovës dhe Serbisë
-
Shtetet e Bashkuara i treguan “kufijtë” Serbisë, përmes të gjitha rrugëve diplomatike