Tregjet

Iraku rrit çmimin e naftës për shitjet në Azi


Iraku ka rritur çmimin e naftës për shitjet në Azi në shkurt.

Ky vendim erdhi pas një lëvizjeje të ngjashme nga Arabia Saudite, prodhuesi më i madh i Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC).

Iraku rriti çmimin e naftës për blerësit në Azi me 70 cent për fuçi.

Arabia Saudite ka njoftuar për një ulje të njëanshme të prodhimit me një milion fuçi në ditë në shkurt dhe në mars.

Prodhuesi më i madh i OPEC-ut ngriti çmimet për shitjet e naftës në Azi.

Reduktimi i planifikuar i Arabisë Saudite në prodhim e çoi çmimin e naftës në më shumë se 55 dollarë për fuçi javën e kaluar.

OPEC-u dhe aleatët ranë dakord javën e kaluar për të mbajtur prodhimin e pandryshuar për shumicën e vendeve anëtarëve.

Ky vendim erdhi duke marrë në konsideratë kërkesën për naftë në tregje dhe zhvillimet në lidhje me pandeminë.

Rusia dhe Kazakistani do të prodhojnë më shumë sipas vendimeve të marra në takimin e OPEC+.

OPEC + vendosi të lejonte një rritje të kombinuar me 75 mijë fuçi nga Rusia dhe Kazakistani.

Iraku ka vendosur të ulë çmimin e naftës për shitjet në Evropë me të paktën 80 cent për fuçi.

Iraku është prodhuesi më i madh në OPEC, pas Arabisë Saudite.

Rritja e çmimit të naftës nga ana e shteteve arabe mund të krijojë hapësirë ​​për prodhuesit amerikanë në tregjet e naftës./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore