Lajme

Parlamenti Evropian miraton marrëveshjen e Brexit-it


Parlamenti Evropian ka votuar me një shumicë dërrmuese marrëveshjen e sigurisë dhe tregtisë së Brexit-it.

Kjo ka hedhur një fije shprese për një kapitull të ri mes palëve dhe vjen si një masë kryesore për të siguruar që të vazhdojë tregtia pa tarifa dhe pa kuota.

Marrëveshja mori 660 vota pro dhe 32 abstenim, ku pesë eurodeputetë votuan kundër saj.

Megjithëse në një rezolutë shoqëruese, dhoma e përshkroi rezultatin e referendumit të 23 qershorit 2016 si një “gabim historik”.

Ndërsa rezultati u njoftua, kryeministri britanik Boris Johnson kërkoi ​​që ky të ishte votimi i fundit.

Lord Frost, i cili udhëhoqi ekipin negociator të Mbretërisë së Bashkuar gjatë vitit të kaluar, ofroi falënderimet e tij për homologun e tij të Bashkimit Evropian, Michel Barniern.

Para votimit, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka paralajmëruar se BE nuk do hezitojë të “tregojë dhëmbët”, për të ndëshkuar qeverinë britanike për shkeljet në marrëveshjen e Brexit-it.

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar (MB) është akuzuar për shkelje të marrëveshjes tregtare në Irlandën e Veriut dhe për një marrëveshje mbi peshkimin, e cila hyri në fuqi përpara shqyrtimit dhe votimit nga eurodeputetët.

Marrëveshja e tregtisë dhe e sigurisë do të ratifikohet zyrtarisht vetëm pas miratimit nga Këshilli i Ministrave të BE-së, deri më 30 prill.

Çfarë do të ndodhë?

Lëvizja e lirë e shtetasve midis Mbretërisë së Bashkuar dhe BE-së nuk do të zbatohet më.

Subvencionet qeveritare janë tani nën vëzhgim intensiv nga të dyja palët, pasi BE-ja këmbëngul për një “fushë të barabartë loje” në tregti.

Udhëtarëve të biznesit nuk u duhet viza për udhëtime të shkurtra, por artistët dhe interpretuesit nuk janë të mbuluar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore