Të gjithëve na ka ndodhur të duam të heqim dorë nga diçka. Por shpesh gjërat nuk janë në anën tonë. Mund të duash të lësh cigaren, të nisësh palestrën, të mos hash më patatina dhe ta gatuash vetë drekën.
Secili nga ne, mendon se janë shumë të vështira ndaj nuk arrijmë t’i realizojmë. Është, por ka disa qëndrime të cilat e bëjnë më të lehtë krijimin e rutinave të reja dhe heqjen e atyre të vjetrave.
Mos u ndikoni nga emocionet
Jemi njerëz, jo robotë, dhe është e natyrshme të përjetojmë emocione. Por, t’i lësh emocionet të veprojnë si vendimmarrës në jetën tënde është një ide e keqe, që s’do të korrë kurrë rezultate të kënaqshme.
Vendimet merren me logjikë. Emocionet lëri për kur të kesh kohë të lirë.
Fokusohuni tek procesi, jo tek rezultati
Dikush që do të humbasë peshë e ka mendjen tek trupi ideal dhe jo tek rruga për të arritur atje. Dikush që do të ecë përpara në karrierë e ka mendjen tek pozicioni i ëndrrave, jo tek puna që duhet të bëjë ndërkohë. Këto mendësi janë vdekjeprurëse.
Ide e mirë është të fokusohesh tek qëllimet afatshkurtra, sepse ato të çojnë të sigurt drejt qëllimit përfundimtar.
Kërkoni pak nga pak
Ndodhin gjëra të mira, ndodhin dhe gjëra të këqija. E rëndësishme është të kuptosh efektin në total. Mjafton që gjërat e mira të mbysin ato të këqijat.
Ndryshimet nuk ndodhin ashtu si do ti, dhe as brenda ditës
Teksa vazhdon ditën tëndë, shëno gjëkundi gjithë gjërat që shkuan mirë atë ditë në lidhje me qëllimin tënd. Kur të gjendesh në vështirësi, mund t’i rikthehesh e të shohësh që po bën progres.
Do të bësh përpara vetëm nëse je i përkushtuar dhe përpiqesh përditë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
“Pikë Uji” – Një pasqyrë pa dashur të mbajë anë, thotë skenaristja Ajola Daja për Albanian Post
-
Shqipëria jep 5 milionë euro për investime në bujqësi në 2024
-
Kush ishte Ibrahim Aqil – komandant i njësive elitare të Hezbollahut – i vrarë nga një sulm izraelit
-
Kurti do të marr pjesë në Forumin e Sigurisë në Varshavë