Sport

Amir Rrahmani rrezikon të mos luajë për Kosovën


Sipas lajmeve të fundit që po qarkullojnë në mediat italiane, skuadra e Napolit po kërkon që të jetë pjesë e Superligës Evropiane.

Andaj, nëse kjo ndodhë, sipas vendimit të fundit të UEFA-s, futbollisti i Kosovës, Amir Rrahmani, nuk do të mund të luajë për Kombëtaren e Kosovës në garat ndërkombëtare.

Sipas “Corriere dello Sport”, gjatë natës, “JP Morgan”, banka e financimit të Superligës mësohet se ka kontaktuar një tjetër klub Italian, Napolin, për t’iu bashkuar këtij projekti.

Gjatë orëve të fundit nuk ka pasur asnjë koment zyrtar, madje as nga klubi i Napolit, por pronari i klubit të kaltër, Aurelio De Laurentiis ka qenë gjithmonë në favor të rinovimit të politikës së futbollit dhe me shumë mundësi ai do t’i kthejë përgjigje pozitive Superligës.

Andaj, mbetet të shihet në zhvillimet e ardhshme se a do t’iu bashkohet skuadra e Napolit, 12 skuadrave tjera, të cilat kanë konfirmuar pjesëmarrjen në Superligën Evropiane.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore