Pandemia Covid-19 dëmton edhe industrinë e sportit të të gjithë botës.
Krahas vdekjeve në masë, sigurisë, ekonomisë dhe sistemeve shëndetsore ndërkombëtare në prag kolapsi, pandemia Covid-19 ka dëmtuar dhe industrinë e sportit të të gjithë botës.
Disa prej evenimenteve më popullore sportive që do të zhvilloheshin gjatë këtij viti, janë shtyrë për një kohë tjetër, për shembull:
Lojërat Olimpike që do të zhvilloheshin sezonin e verës së 2020-ës në Tokyo, kryeqyteti i Japonisë, për herë të parë në histori u anuluan, për t’u zhvilluar në 23 korrik të 2021-shit. Qeveria Japoneze bashkë me partnerë të tjerë organizativ, kanë investuar tashmë 13,4 miliard $ (dollarë), prej të cilave 277 milion dollarë janë shpenzuar për ndërtimin e stadiumit ku do të kryhen aktivitetet sportive olimpike.
Edhe sporti më popullor në botë, futbolli, nuk mbeti i pacënuar nga pandemia. Ashtu si Lojërat Olimpike të Tokyo-s, edhe Kampionati Europian i cili pritej të fillonte në 12 qershor 2020, pas njoftimit nga presidenti i Uefa-s, Aleksander Ceferin, është lënë për në 11 korrik 2021.
Ceferin ka thënë:
“Shëndeti i tifozëve, stafit dhe lojtarëve, do të jetë prioritet për ne…”, e më pas, e vuri theksin në koston e lartë që do të rëndojë mbi Uefa-n, por, shton “…për të mirën e futbollit europian – qëllimi përmbi fitimin – ka qenë principi ynë udhëheqës në marrjen e këtij vendimi”.
Corona-virus-i nuk kurseu as Formula 1. Për të parën herë pas atij të 1954-ës, Monaco Grand Prix (Çmimi i Madh i Monakos), u la për vitin e ardhshëm. Ndërsa në SHBA, në muajin mars, Kampionati Kombëtar i Basketbollit (NBA) e ndërpreu sezonin mbasi Rudy Gobert, lojtar i Utah Jazz-it, rezultoi pozitiv. Edhe Kampionati Europian i Basketbollit, po ashtu, u shty për vitin që vijon.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
“Pikë Uji” – Një pasqyrë pa dashur të mbajë anë, thotë skenaristja Ajola Daja për Albanian Post
-
Shqipëria jep 5 milionë euro për investime në bujqësi në 2024
-
Kush ishte Ibrahim Aqil – komandant i njësive elitare të Hezbollahut – i vrarë nga një sulm izraelit
-
Kurti do të marr pjesë në Forumin e Sigurisë në Varshavë