Lajme

Irani prezanton versionin e ri të dronëve kamikazë Shahed


Irani ka prezantuar zyrtarisht një version të ri të dronëve të njohur kamikazë Shahed, të cilët janë përdorur nga Rusia për granatime gjatë luftës në Ukrainë.

Versioni i përmirësuar i dronit quhet Shahed 136-B dhe u zbulua sot në një paradë në Teheran, për të përkujtuar fillimin e luftës Iran-Irak.

Transmetuesi shtetëror iranian IRIB thotë se droni Shahed 136-B ka një rreze veprimi prej 4 mijë kilometrash – kundrejt rrezes së pretenduar prej 1 mijë kilometrash të versionit të mëparshëm.

Rusia ka krijuar prodhimin e saj të Shahed-ëve të versionit të mëparshëm, të cilin Ushtria ruse e përdor në mënyrë rutinore për granatimet masive në Ukrainë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore