Kosova

Krerët e shtetit në Kosovë janë të fiksuar pas meje, thotë Vuçiç


Ilustrim

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ndërsa ka komentuar marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ka potencuar se lidershipi i Kosovës “është i fiksuar” pas tij.

“Nëse lexoni çfarë thonë ata çdo ditë, është gjithmonë Vuçiç, Vuçiç, Vuçiç…”, ka thënë ai në një intervistë për prestigjiozen amerikane, Politico.

Vuçiç ndër të tjera ka potencuar se me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, nuk ka asnjë marrëdhënie andaj edhe nuk kanë biseduar gjatë një takimi të organizuar nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

“Unë nuk dua të marr pjesë në një fushatë anti-Kurti apo një fushatë ad-hominem kundër askujt”, ka shtuar ai.

Gjatë intervistës Vuçiç ka pretenduar se Kosova është ajo që po pengon përparimin e procesit të dialogut e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

“Edhe pse njerëzit në Bruksel shohin se cila anë po bllokon përparimin, ata kurrë nuk do ta thoshin këtë publikisht”, shtoi ai.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore