Posta e Kosovës ka kërkuar nga qytetarët që të tregojnë kujdes ngase palë të panjohura janë duke u dërguar mesazhe atyre duke u paraqitur në emrin e Postës.
Nëpërmjet një komunikate për media, ata kanë thënë që të mos klikohet në asnjë link të dërguar përmes këtyre mesazheve dhe të mos bashkëpunohet me numra të cilët nuk janë të tyre.
“Në asnjë rast, Posta e Kosovës nuk do t’ju kërkojë të dhëna personale apo numër kartele bankare. Edhe posta të tjera në rajon janë sulmuar nga keqbërës të ngjashëm”, thuhet në komunikatë.
Në njoftim potencuan se kanë informuar organet kompetente dhe po bashkëpunojnë me to.
“Ju informojmë se prezenca jonë është vetëm në kanalet zyrtare”.
Posta theksohet se është e përkushtuar për t’i mbrojtur qytetarët dhe për të bashkëpunuar me organet relevante.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Gazetarja serbe: Vuçiç s’e thotë të vërtetën – Kosova është shtet i pavarur
-
Kurti për doganierin e EULEX-it të vrarë në Veri: U qëllua me gjakftohtësi
-
“Përndjekje ndaj simbolit tonë kombëtar”, Mustafi dënohet nga Serbia për ngritjen e flamurit shqiptar
-
Ish-diplomati serb: Kosova histori e mbyllur, Vuçiçi po e dorëzon
Lajmet kryesore
-
Jo më qendra emigrantësh në Shqipëri, Rama: Marrëveshja është ekskluzive për Italinë
-
Akuzohen për vjedhje, AMP ekzekuton masat e sigurisë për 22 punonjës policie në Kukës
-
Çfarë nënkupton zgjedhja e Marta Kos si Komisionere e Zgjerimit?
-
Kurti për doganierin e EULEX-it të vrarë në Veri: U qëllua me gjakftohtësi