Një moment i jashtëzakonshëm tensioni është përjetuar në Orellana të Ekuadorit. Gjithçka është regjistruar nga transmetimi direkt ndeshjes amatore të zhvilluar në fushën e Guadalupe Larriva, në El Coca. Kishin kaluar nëntë minuta kur një motoçikletë, me dy burra, hyri në fushën e lojës dhe qëlloi me armë zjarri.
Mes të shtënave dhe britmave që dëgjohen dhe lojtarëve që vrapojnë për t’u mbrojtur, njëri nga burrat e armatosur shihet duke vrapuar drejt një tjetri, përgjatë gjerësisë e fushës së lojës.
Pas disa të shtënave, dhe sipas raportimeve pa arritur të kryejë vrasjen, vrasësi kthehet në motoçikletë, ku po e priste shoku tjetër dhe largohen, ndërsa të shtënat vazhdojnë të dëgjohen.
Sigurisht që loja u ndërpre.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Një shtet Bektashi brenda Tiranës – Si mund të funksionojë?
-
Tabaku e quan rritjen e pensioneve “ofendim për pensionistët”
-
Sulmet brenda Rusisë me raketa amerikane janë çelësi i planit të Ukrainës për t’i dhënë fund luftës, thotë Zelensky
-
Si e shpërfaqi Bislimi dështimin e “lobimit” të Osmanit për Urën e Ibrit